UBT

Gashi: Deklaratat e PDK-së, banale, absurde dhe të turpshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! Albana Gashi ka thënë se deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për viktimat seksuale të luftës, Bekim Haxhiut dhe Shaip Mijës kanë qenë të turpshme.

“Deklarata e tij, është turpi i tij (Haxhiut). Është turp që nuk ka ndërmarrë asgjë deri më tash dhe për më tepër është absurde”, ka thënë Gashi.

Po aq të turpshme dhe aq absurde e ka quajtur edhe deklarimin e deputetin Muja i cili kishte kërkuar që të bëhet ekzaminim i viktimave.

“Deklaratat e deputetëve të PDK-së se këto janë raste të turpit janë deklarata banale. Në vend që të inkurajohen ato kategori, gra burra dhe fëmijë që janë dhunuar, ata i dekurajuan edhe më shumë”, ka thënë ajo në KTV.

Mobi Casa

Ajo i ka inkurajuar që personat që janë viktimë dhunimi të deklarohen.
“Këta persona, kategoria të cilat janë të prekur prej këtyre krimeve nuk kanë pse të ndihen të turpëruar. Turpi i takon Serbisë dhe atyre që nuk bëjnë asgjë që ta denoncojnë këtë punë”, ka shtuar ajo.

Kritika kryesore e PDK-së dhe atyre që votuan kundër kishte të bënte me financimin e këtij ligji. Sipas Gashit, nëse ka para të mjaftueshme për xhipat e qeverisë, drekat dhe darkat sigurisht që më e rëndësishme është që të sigurohen mjete për këtë kategori si më e ndjeshmja e shoqërisë.

“Në rastin e Kosovës nuk presim që të bëhen 20 mijë , por ne i inkurajojmë që të deklarohen sepse ligji është bërë për të mirën e tyre”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, lajmin se ajo ka qenë në një takim me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun bashkë me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiun, ka thënë se është i pavërtetë.
“Një takim i tillë nuk ka ndodhur as nuk do të ndodhë ndonjëherë. Lajmin e kam marrë vesh prej sekretariatit të medieve të Lëvizjes Vetëvendosje!. Këtë e ka shpikur dikush, meqë atë ditë Vetëvendosje!, kishte një aksion denoncues për shumë zyrtarë të PDK-së të cilët janë të dënuar dhe nën hetime”, ka përfunduar ajo./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.