Eko Higjiena

Garë miqsh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kompania e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, “Albright Capital Management Llc”, ka hyrë në garë për të blerë 75 për qind të aksioneve të PTK’së.

Në garë janë edhe 7 kompani të tjera vendëse e ndërkombëtare, aksionarët e të cilave janë të njohur në Kosovë. Por, asnjëra nga to nuk ua mbush syrin ekonomistëve kosovarë.

Asetet e Kosovës janë bërë atraktive për ata që njihen si miq të mëdhenj të këtij vendi. Njëherë shprehu interesim ish-gjenerali i NATO’s, Wesley Clark, që me kompaninë e tij Envidity, të fillojë me prodhimin e naftës në Kosovë.

KKVITI

Tash, garës për t’u bërë pronar i 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës i ka hyrë edhe firma e ish-sekretares së Shtetit amerikan, Madeleine Albright, “Albright Capital Management Llc”.

Kjo firmë tashmë edhe ka konkurruar zyrtarisht për t’i blerë aksionet e ndërmarrjes më profitabile në Kosovë bashkë me shtatë kompani të tjera nga e mbarë bota.

Megjithatë kjo funksionon si këshilltar për investime financiare dhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës nuk japin të dhëna se kënd e përfaqëson apo në emër të kujt i ka dorëzuar dokumentet kjo kompani.(express)