Uji Dea

Gara ndërkombëtare për “Trepçën”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjiganti Metalurgjik “Trepça” do të riorganizohet nga një kompani ndërkombëtare, ende pa u përcaktuar statusi i ndërmarrjes. Kjo ndërmarrje nuk dihet nëse do të mbetet pasuri shtetërore, apo do t’i nënshtrohet procesit të privatizimit. E gjithë kjo ‘mjegull’ ka ardhur si rezultat i mosmiratimit të Ligjit për “Trepçën” nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) që të zhvillojë procedurat për përzgjedhjen e një kompanie ndërkombëtare që do të ofrojë shërbime për riorganizimin e ndërmarrjes. AKP të mërkurën ka hapur ofertat në tenderin për angazhimin e Ofruesve të Shërbimeve Profesionale në ndërmarrjen “Trepça”, ku kanë ofertuar nëntë kompani ndërkombëtare.

RCCOLA

Sipas AKP-së, të nëntë kompanitë të cilat kanë aplikuar në këtë tender, çmohen të jenë të rangut botëror në projektet në fusha të ngjashme edhe pse kanë refuzuar të publikojnë emrat e kompanive ofertuese…(Tribuna)