Fundamenti

Ganja sjell dy këngë të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja Ganimete Abazi si duket i ka kushtuar rëndësi të madhe rikthimit të saj në skenën muzikore, pas një mungese të gjatë që pati.

Mbase gjatë tërë vitit ajo është treguar mjaftë aktive duke realizuar këngë e videoklipe të shumta. Vlen të ceket kënga “Hija e askujt” e realizuar nga Virusi dhe Arsim Bunjaku, e cila këngë vazhdon të pëlqehet ende nga opinioni i gjerë publik.

Por Ganimetja nga vullneti që i solli suksesi i kësaj kënge ka nisur punën edhe për dy këngë të reja të cilat do t’i plasoj bashkë me videoklipe.

Mobi Casa

“Së shpejti do të sjellë dy këngë të reja, të përgatitur nga Chipsi dhe Ilir Berani. Në fakt kënga me titull ‘Shko’ do të ketë videoklipin e realizuar nga “Urban Graphics”, ndërsa në bashkëpunim me këngëtarin Kolë Oroshi realizuam një duet, me një tekst të veçantë dhe që mbanë titullin ‘Forca e Fatit’, ndërkaq videoklipi i këtij dueti është i realizuar nga ‘Max Production’”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Ganimetja gjatë këtij sezoni ka qenë mjaftë shumë e angazhuar me xhirime të programeve festive në të cilat thotë të ketë kaluar për mrekulli.

“Sapo kemi përfunduar me xhirime të Vitit të Ri të cilat ishin mjaftë të mundimshme por që kaluan për mrekulli. Këtë vit për dallim nga vitet e tjera do të jem aktive në shumë emisione festive që shpresoj të ju pëlqej adhuruesve të mi me paraqitjen që do të kem”, shprehet në fund Ganja.(zeri)