KKVITI

Gani Sadiku: Reforma arsimore në Kamenicë, pasojat dhe përparësitë!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Reforma arsimore në Kamenicë e filluar nga kryetari i saj Qendron Kastrati s’di a mundë të quhet reformë, apo riorganizim i shkollave! Nëse quhet reformë atëherë del se sistemi arsimorë është i centralizuar dhe si i tillë këtë të drejtë ligjore e ka Ministria e Arsimit dhe jo komuna, por nëse quhet riorganizim i shkollës atëherë këtë ka drejtë ta bëjë organi më i lartë vendimmarrës në çdo komunë përmes konsultave me ministrinë përkatëse mendon Gani Sadiku.

Sipas tij sistemi arsimorë në Kosovë ka arritur shkallën më të ulët në 30 vitet e fundit dhe nevoja për reforma në arsim është imediate, dhe bile e vonuar.
“Duke ditur rëndësinë që ka arsimi për një shoqëri atëherë mundë të themi se ne si shoqëri jemi shumë të vonuar në aplikimin e reformave, në mënyrë që kuadrot të cilat dalin nga ky arsim të jenë sa më cilësore dhe konkurrente me tregun e punës”.

Eco Higjiena

Duke i bërë një analizë riorganizimit të shkollave në Kamenicë Gani Sadiku jep këto elemente.
1. Ky riorganizim ka anët e veta pozitive megjithëse mundë të ketë disa të meta dhe vështirësi në çuarjen deri në fund të këtij riorganizimi, për shkak se disa fshatra të mëdhaja siç janë Hogoshti Rogana Muçivërci Karaqeve Topanica etj, e kanë vështirë me u pajtue me lëvizjen e nxënësve të tyre nga objektet shkollore të këtyre fshatrave, por edhe rezistenca e mësimdhënëse që rrezikojnë të mbesin pa punë, e një pjese të prindërve, e partive politike dhe e disa organizatave joqeveritare, si dhe mundësia e organizimit kundër, për shkak të ndjeshmërisë, do të jetë e madhe.
2. Mundë të ketë vështirësi fillestare popullsia e Kamenicës por shumë lehtë ky riorganizim mundë të jetë model për të gjitha komunat tjera, sepse problemet janë të njëjta edhe në komunat tjera vetëm se kryetarët e tyre hezitojnë të futen në këto reforma për shkak të ndjeshmërisë!
3. Shtohet rreziku i shpërnguljes së familjeve nga fshatrat në drejtim të qyteteve të mëdha më shumë nga inati se sa nga arsyeja që kanë.
Anët pozitive, do të jenë të shumta:
1. Do të fillohet me organizimin e sistemit arsimorë, dhe do të krijohet një pasiguri tek ata mësimdhënës dembel dhe që nuk kanë rezultate apo nuk janë rentabil në punën e tyre për shkak të papërgjegjësisë e moslogaridhënjes.
2. në shumë shkolla e sidomos në ato të malësisë ka aq pak nxënës sa që aty nuk ka as për së afërmi atmosferë mësimi, dhe shkolla më tepër i gjason një burgu me ndonjë të internuar se sa një objekti arsimorë!
3. Aty ku ka më shumë nxënës krijohet entuziazëm, vullnet dhe atmosferë mësimi, si dhe mundësitë e manipulimeve me nxënës janë shumë më të vogla.
4. kursehet buxheti duke krijuar si mundësi të mirë për aftësimin e nxënësve dhe organizimin e aktiviteteve vlerësuese!
5. Si dhe rritet kënaqësia e prindërve krahas suksesit të fëmijëve të tyre ka nënvizuar Sadiku./rajonipress/