UBT

Galatasaray arrin marrëveshje për transferimin e Milot Rashicës, zbulohen të gjitha detajet

/ 1 minutë lexim
HW

Galatasaray raportohet se do të blejë përfundimisht kartonin e Milot Rashicës.

Reprezentuesi i Kosovës e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te gjiganti turk nga Norwich City, shkruan Gazeta Express.

Galatasaray u shpall kampion në Superligën e Turqisë, teksa Rashica ia doli të lë gjurmë dhe kjo duket të jetë arsyeja pse klubi insistoi për transferimin e tij.

27-vjeçari regjistroi 30 paraqitje zyrtare, 23 prej të cilave ishte në formacionin e titullarëve.

Ai luajti për 1950 minuta në total, teksa kontribuoi me gjashtë gola dhe shtatë asistime.

Fundamenti

Sipas gazetarit nga “Millyet”, Nevzat Dindar, Galatasaray tashmë ka siguruar shërbimet e vushtrriasit.

Klubi nga Stambolli thuhet se do t’i paguajë 7 milionë euro Norwichit për këtë transferim.

Milot Rashica do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, teksa paga e tij do të jetë 1.5 milionë euro.

Zyrtarizimi i sulmuesit të Kosovës te Galatasaray besohet se do të bëhet së shpejti. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.