Mobi Casa

Gagica: Raste sociale apo Aktorë të Teatrit Profesionist të Qytetit të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Edhe pse fushatën e vitit 2009 Kryetari i Komunës së Gjilanit e pati filluar me teatrin e qytetit respektivisht me premtimin se mandatin qeverisës do ta fillojë me teatër duke zgjidhur fillimisht problemet e aktorëve dhe stafit mbështetës të TPQ si dhe duke krijuar një teatër i cili do të jetë shembull i Teatrove në Kosovë, kjo nuk ndodhi thotë Nazim Gagica.

Gjithashtu në pyetjen se çka do të krenoheni në fund të mandatit qeverisjes tuaj , Qemajl Mustafa e thotë; “ me Teatrin e Qytetit”. A u mbajt premtimi dhe a po përfundon mandatin me krenarinë për Teatrin e Qytetit?

Teatri i qytetit të Gjilanit krahas Teatrit Kombëtarë të Prishtinës dhe Teatrit të Gjakovës ishin tre Teatro profesioniste që ishin nën juridiksionin dhe mbështeteshin nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

GRANDEMALL

Pra, Teatri ynë mbështetej me 51% nga MRKS dhe me 49% nga Komuna e Gjilanit meqë kjo formë e organizimit nuk i shkonte për shtati Kryetarit të Komunës së Gjilanit sepse nuk kishte ndikim të plotë në këtë institucion sidomos në zgjedhjen e stafit menaxhues, arriti që Teatrin Profesionist të Gjilanit ta marr nën menaxhim të plotë dhe duke e kthyer atë në pozicionin e mëparshëm dhe duke e krahasuar atë me shumë Teatro të tjerë amatorë në Kosovë. Dhe ky vendim i bazuar në analiza heuristike, intuitive dhe paragjykuese për të pasur një kontroll politik në Teatër, solli aktorët e Gjilanit në gjendjen të cilën nuk meritojnë ata, të cilët muaj të tërë ( deri gjashtë muaj) presin një pagë minimale që nuk përmbushë dhe nuk plotëson nevojat e një artisti dhe një page e tillë dhe e vonuar nuk mundë t`i shlyej borxhet minimale në kioskën afër Teatrit në të cilën kioskë shërbehen aktorët në formë të huas deri sa t`i marrin pagat e tyre.

AAK mendon se duhet intervenohet urgjentisht me qëllim që të ruhet dinjiteti i Artistit në radhë të parë, për tu përmirësuar mirëqenia e tij , në mënyrë që shpirti artistik i tyre të jetë në gjendje dhe i gatshëm të krijojë vlera me qëllim që ky institucion të rris satisfaksionin e qytetarëve Gjilanas dhe më gjerë, ashtu siç ishte dikur.

AAK-gjithashtu falënderon dhe uron Teatrin e Qytetit për dy shfaqje (premier ) , të shkëlqyera që u dhanë në javën e fundit dhe përgëzon vullnetin artistik të aktorëve dhe gjithë stafit mbështetës të këtyre shfaqjeve ka thënë në një reagim të tij, Nazim Gagica , sekretar i Degës së AAK-së, Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.