ARKATANA

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ne kërkojmë që faturat e 2023-s të jenë të njëjta si ato të vitit paraprak. Pushteti qendror në vend që t’i zgjas dorën e ndihmës qytetarëve në kohën e krizës më të madhe ekonomike në vend, ai e rëndon këtë gjendje dhe kësisoj e mbytë shpresën e popullit për një dalje të shpejtë nga kriza ekonomike ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës në Gjilan, u vendos që t’i kërkohet Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga ngritja e çmimit të faturave të tatimit në pronë.
Deri këtu është në rregull. Kuvendi është organi më i lartë i Komunës dhe si i tillë përfaqëson dhe mbron interesat e qytetarëve.

Ajo që për një mendje të shëndosh dhe të pa ndikuar është e pakuptimtë, kërkesa zyrtare e partisë në pushtet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar edhe një herë për një çështje, për të cilën Kuvendi i Gjilanit në seancën e datës; 26.01.2023, me votë unanime të të gjitha subjekteve politike në kuvend, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga ngritja e çmimit të faturave të tatimit në pronë.

Uji Dea

Pushteti aktual në Gjilan nuk i respekton as vendimet e veta. Udhëheq me Komunën e Gjilanit, nxjerrë vendime në Kuvendin e Komunës dhe në fund i konkurron me kërkesa nga partia që nënkupton se nuk i respekton vendimet e veta.

Ne kërkojmë që faturat e 2023-s të jenë të njëjta si ato të vitit paraprak. Pushteti qendror në vend që t’i zgjas dorën e ndihmës qytetarëve në kohën e krizës më të madhe ekonomike në vend, ai e rëndon këtë gjendje dhe kësisoj e mbytë shpresën e popullit për një dalje të shpejtë nga kriza ekonomike.

Realisht, del se këto përpjekje nuk janë asgjë tjetër pos kamuflim i pushtetit, pasi reagimi qytetarë për rritjen e tatimit në pronë ishte shumë i ashpër. Së këndejmi, çfarëdo kamuflimi e tendence populizmi nuk i mashtron më qytetarët, sepse ata vazhdimisht po e lexojnë se këtij pushteti veç gjendja sociale e tyre nuk i intereson.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.