GRANDEMALL

Gagica: Profesor Xhevat Nevzati ishte arsimdashës e atdhedashës, humanist e liridashës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të shtunën është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të veprës së kimistit të njohur, Xhevat Nevzati, i cili ndërroi jetë të premten.

Në emër të kryetarit Haziri, ka folur drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, I cili tha se po ndahemi sot nga profesori ynë që gjithmonë ishte më shumë se profesor, ishte arsimdashës e atdhedashës, ishte humanist e liridashës, ishte idealist nga idealistët më të përkushtuar që njohëm.

“Profesor Xhevati ishte nga kuadrot e para arsimore që shkollën mbi të gjitha e shihte si mision kombëtar pos misionit iluminist. Profesor Xhevati ishte një humanist i madh; i angazhuar me pasion në shoqatën “Nënë Tereza” në kohërat më të vështira të ekzistencës tonë, në kohërat kur po rrezikohej qenia jonë nacionale. Si humanist ai arriti deri në Prekazin e madhështisë së Jasharëve, duke kaluar jo pa pasoja në këtë udhëtim dhe duke u arrestuar pastaj”, ka thënë Gagica.

Ai theksoi se gjithë jetën i rrezatonte në fytyrë secili sukses i shqiptarëve dhe e shprehte gjithnjë me entuziazëm e pasion.

Mobi Casa

“Ju sot keni humbur një familjarë, ndërsa të gjithë ne bashkë kemi humbur një njeri të madh, një iluminist, një humanist, një atdhetar të përkushtuar, kemi humbur një mik të madh. Kemi humbur sinqeritet nga sinqeriteti i tij dhe kemi humbur idealizëm nga idealizmi i tij”, ka theksuar Gagica.

Ndërkaq, në emër të bashkëveprimtarëve dhe kolegëve ka folur në superlative për veprën e profesor Xhevatit ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi dhe Nexhmedin Shaqiri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 12:00, në varrezat e fshatit në Përlepnicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.