RCCOLA

Gagica: Për 1,342,995.96 euro më pak projekte dhe shërbime për qytetarët e Gjilanit për vitin 2022

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbi 1 milion e 300 mijë euro të pashfrytëzuara nga buxheti i planifikuar i vitit 2022, nga Komuna e Gjilanit e që në projekte ky është dyfishi i këtij buxheti të pashfrytëzuar, se sikur të investoheshin 1mil e 300 të pashfrytëzuara në vitin 2022 atëherë në vitin 2023 do të kishin edhe 1 mil e 300 euro investime të reja ka thënë Nazim Gagica.

“Nëse këto mjete të pashfrytëzuara i prezantojmë sipas kategorive buxhetore atëherë kemi: Paga dhe meditje: 450 mije euro të pashfrytëzuara e në anën tjetër kemi mbi 2000 punëtorë arsimor e administrativ në komunë të pa motivuar e të pa shpërblyer. Mallra dhe shërbime; 279145 mijë euro të pashfrytëzuara( të humbura) e në anën tjetër në çerdhet e komunës së Gjilanit për fëmijët nuk kishte as pemë e perime ushqeheshin me oriz e makarona. E në institucione arsimore dhe administrative të komunës nuk ka as mjete higjienike. Shpenzimet komunale: 43 mije euro të pashfrytëzuara e varrezat e qytetit të pa pastruara nga mbeturinat. Subvencionet; 238 e 900 euro të pashfrytëzuara ndërsa për shoqatën “Hendikos” dhe shoqata të tjera që menaxhojnë kategoritë më të ndjeshme te shoqërisë fëmijët me nevoja të veçanta, për vitin 2022 u ndahen vetëm 7 mijë euro” ka sqaruar Gagica.

Uji Dea

Gagica ka vazhduar tutje: Shpenzime kapitale: 351 e 923 euro ndërsa asnjë cent e investuar në shkollën “ Ibrahim Uruqi” për të cilën partia në pushtet bashkë me deputet e zyrtarë të tyre dikur bënin reportazh për ketë shkolle, për mos investim e në anën tjetër po del që i vetmi investim infrastrukturor po del të jetë palestra e jashtë sportive e ndërtuar në vitin 2020.

“Shqetësim tjetër nga raporti i vitit 2022 : 42,586 euro gjithsej të shpenzuara për dreka zyrtare 247763 gjithsej të shpenzuar për mobilje 44663- gjithsej të shpenzuara për informim publik. Sot zyra e kryetarit ka zyrën e informimit, i ka të gjitha kapacitetet mbështetëse, po ashtu ka edhe mediumet më profesionale të Gjilanit që e mbështesin permanent, ndërsa pyesim; ku shkuan ato 44 mijë euro për informim publik?
Shpresojmë që në raportin e vitit 2023 të mos kemi të tilla probleme me këto shifra, ndërsa buxheti të orientohet drejt” ka thënë Gagica./rajonipress/