Gagica: Objektivi im disiplina dhe ngritja e cilësisë në arsim

Gjilan – Nazim Gagica është emër i njohur në fushën e qeverisjes komunale pasiqë për një mandat ka udhëhequr drejtorinë e administratës së përgjithshme. Thotë se pozita e drejtorit të arsimit do të jetë sfiduese për të, derisa shton se objektiv kryesor mbetet ngritja e disiplinës dhe ngritja e cilësisë në arsim. Gagica flet edhe për ofertën e Lutfi Hazirit dhe për synimet tjera që ka për këtë mandat.
Nazim Gagica e sheh si sfiduese punën e drejtorit të arsimit në Gjilan, por thotë se ka synime dhe objektiva të qarta në mandatin e tij.
Ai për një mandat ka udhëhequr drejtorinë e administratës së përgjithshme dhe është pjesë e koalicionit të AAK-së prej nga edhe është deleguar. Por thotë se Lutfi Haziri ia ofrojë AAK-së resorin e arsimit për të treguar se ai vërtet është i interesuar ta depolitizojë arsimin.
Gagica për rajonipress tha se objektiv kryesor i tij mbetet ngritja e disiplinës dhe ngritja e cilësisë në arsim.”Ne vazhdimisht duhet të punojmë dhe luftojmë për cilësi. Krahas cilësisë duhet të kemi edhe disiplinë si te nxënësit ashtu edhe te mësimdhënësit”.
Gagica tha se qysh tani ka filluar me vlerësimin e performancës dhe është filluar me disa vizita nëpër shkolla. “Drejtorët monitorojnë drejtorët” ka për qëllim të përcjellë punën e tyre dhe njëkohësisht ata të përfitojnë nga këto vizita”.
Megjithatë sfidë për Gagicën dhe stafin e tij mbetet ulja ose reduktimi i normave. Është shqetësuese rënia e numrit të nxënësve. Sipas Gagicës do të synohet të bartet uniforma si nga nxënësit ashtu edhe nga mësimdhënësit derisa tha se është momenti i funti që të rishikohet puna e ekskursioneve./rajonipress/