FITORJA

Gagica me dedikim prekës për Nehat Feratin: Shoq, mirupafshim deri në koncertin tonë të ardhshëm

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kaq shumë na ka dhënë si njeri e artist, kaq shumë kujtime; gëzime, suksese, ëndrra qeshje e art. Kaq shumë, ama po aq shumë do të na mungojë. Nuk e di saktësisht si kemi me ecur pa të, dhe ndoshta nuk është momenti për t’i thënë këto fjalë – ama sot, të gjithëve që e njohëm na flet veç zemra dhe na qanë shpirti ka thënë Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Ferati!
Miq të Nehatit e familjes Ferati!
Është e rëndë deri në pambarim të gjenden sot fjalët që mposhtin dhembjen për Nehatin. Është e rëndë sepse dhembja, sot,e mposhtë secilën fjalë, secilin mendim për një njeri të jashtëzakonshëm që ne e patëm mik të gëzimeve e momenteve të vështira, e ju e patët baba, bashkëshort e vëlla të jashtëzakonshëm.

Është gati e pabesueshme, që fizikisht më nuk do të jemi me njeriun plot entuziazëm për kulturën; këngën, vallen….për njeriun që nuk u dorëzua kurrë; për njeriun plot qeshje, plot besim në punën për kulturën, edhe kur ndihmohej e edhe kur nuk ndihmohej.

Mobi Casa

Për mua, është shumë e vështirë që të mos dëgjohem a shihem me”shokun tem” dhe të mos e pimë bashkë kafen e fundit në mbrëmje. Do të jetë e vështirë dhe shumë e rëndë të mos e shohim në ballë të Ansamblit Gjilani apo në skenë bashkë me ne, në çfarëdo organizimi kulturor që do ta ketë. E paimagjinueshme do të jetë të marrim udhë kudo për të përfaqësuar kulturën e traditat tona në festivale botërore, duke e ditur që ai – njeriu që na bashkonte e drejtonte nuk është aty me ne – ballë nesh.

Kaq shumë na ka dhënë si njeri e artist, kaq shumë kujtime; gëzime, suksese, ëndrra qeshje e art. Kaq shumë, ama po aq shumë do të na mungojë. Nuk e di saktësisht si kemi me ecur pa të, dhe ndoshta nuk është momenti për t’i thënë këto fjalë – ama sot, të gjithëve që e njohëm na flet veç zemra dhe na qanë shpirti.

Miq të dhembjes për Nehatin!
Le ta shprehim sot gjithë dhembjen për ndarjen e tij nga ne dhe le ta kujtojmë gjithë jetën tonë njeriun, mikun, artistin që na fali kaq shumë miqësi, dashuri, qeshje. Le ta kujtojmë të tillë çfarë e patëm…..si më të mirin mes nesh. Le të vazhdojmë ashtu siç do të donte ai; edhe për ju familje e Nehatit, edhe për ne dhe miqtë e tij. T’i falënderohemi Zotit që e patëm, ndonëse shkurt, dhe të provojmë të jemi të mirë veç sa gjysma e tij.
Shoq, mirupafshim deri në koncertin tonë të ardhshëm.
Kudo dhe sa të jemi gjallë do të jesh me ne, ndonëse kaq shumë do të na mungosh!
Mirutakofshim shoku ynë.
I përjetshëm do të mbetesh me ne po aq sa ishe deri dje.
Ngushëllime, familje e nderuar e Nehatit. Ngushëllime miq e artistë.
I lehtë dheu për ty – e rëndë mërzia për ne.
Do ta kujtojmë jetën tënde, jo vdekjen. Mirutakofshim Bacok!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.