United Hospital

Gagica: LDK-ja ka financuar stërvitjet ushtarake të Adem Jasharit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Ani pse parti që kundërshtonte luftën, Lidhja Demokratike e Kosovës ka menduar për mundësinë e konfrontimit të armatosur me Serbinë qysh në fillim të viteve 1990. Madje, me të hollat që ka mbledhur partia e Ibrahim Rugovës në Perëndim, nga mërgimtarët shqiptarë atje, përmes Fondit për Vetëmbrojtje, është financuar stërvitja e luftëtarëve të Kosovës, përfshirë komandantin legjendar, Adem Jashari.

Kështu thotë Hafiz Gagica, ish-drejtues i LDK-së për Gjermani dhe koordinator i saj për diasporë, në një intervistë për emisionin “Pressing” të KTV-së, të transmetuar të shtunën mbrëma.

FIDANISHTJA

Mirëpo Gagica ka edhe fjalë kritike për partinë e tij, dhe nuk ngurron që edhe ato t’i shpalosë. Në emision ai ka folur edhe për dyshimet në lidhje me menaxhimin e Fondit të Republikës së Kosovës, të njohur si Fondi i 3-përqindëshit, ndërsa ka lansuar edhe kritika të ashpra për mënyrën se si udhëhiqet partia e tij sot. Ai ka ka folur edhe për rolin e mërgatës shqiptare në vitet e rezistencës paqësore dhe luftës për çlirim të Kosovës nga Serbia, ndërsa ka theksuar se ekziston një mungesë e respektit dhe njohjes së këtij kontributi të diasporës nga ana e institucioneve në Kosovë.

Gagica, i cili vite të tëra ka qenë kryetar i LDK-së për Gjermani, si dhe kryetar i kolegjit të degëve të kësaj partie për tërë Evropën Perëndimore, SHBA-në dhe Australinë, ka shpalosur detaje të shumta edhe për organizimin e veprimtarisë së komunitetit shqiptar në diasporë, në kuadër të LDK-së por edhe jashtë saj, ndërsa ka theksuar se në Kosovë tani pak flitet për rolin e mërgatës për çështjen kombëtare politike dhe patriotike, por edhe të mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, në përgjithësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.