Gagica: Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë dhe vendime të mençura sot

Gjilan – AAK po hyn në këto zgjedhje me besim të plotë në kapacitetin e vet për të sjellë ndryshim dhe për të kontribuar si faktor vendimmarrës në zhvillimin e Gjilanit për periudhën 2025–2033. Mbetemi të përkushtuar ndaj punës së ndershme, vizionit afatgjatë, dhe ndërtimit të një Gjilani më të drejtë për të gjithë qytetarët ka shkruar Nazim Gagica.
Postimi i plotë:
Takim koordinues dhe përgatitor me strukturat udhëheqëse të AAK-së në Gjilan, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që po afrohen.
Fokus i veçantë i këtij takimi ishte finalizimi i listës garuese për Asamblenë Komunale, ndërsa për të dhënë kontributin e tij mori pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Daut Haradinaj dhe anëtari i kryesisë z. Ahmet Isufi.
AAK po hyn në këto zgjedhje me besim të plotë në kapacitetin e vet për të sjellë ndryshim dhe për të kontribuar si faktor vendimmarrës në zhvillimin e Gjilanit për periudhën 2025–2033.
Mbetemi të përkushtuar ndaj punës së ndershme, vizionit afatgjatë, dhe ndërtimit të një Gjilani më të drejtë për të gjithë qytetarët.