FIDANISHTJA

Gagica: Asnjëherë në Administratën e Gjilanit nuk janë dhënë dokumente më shpejtë se sivjet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Në historinë e Administratës së Përgjithshme të Gjilanit, në bazë të të dhënave, nuk mbahet mend ndonjëherë të ketë ndodhur që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta, se sa në këtë kohë. Mbi 22 mijë e 700 shërbime të kryera për më pak se dy muaj në Administratë. Falë menaxhimit dhe organizimit të stafit të Drejtorisë dhe avantazheve teknologjike në Administratë, është bërë e mundur që efikasiteti dhe puna të kryhet shpejtë dhe në kohë rekorde, duke bërë që edhe përkundër numrit të madh të qytetarëve, shërbimet të jenë me kapacitete të plota”, ka thënë Nazim Gagica.

Në konferencën për media të organizuar nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, drejtori Nazim Gagica ka thënë se periudha verës, ka një fluks më të rritur të kërkesave të qytetarëve për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile, me një efikasitet të shtuar.

“Në historinë e Administratës së Përgjithshme të Gjilanit, në bazë të të dhënave, nuk mbahet mend ndonjëherë të ketë ndodhur që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta, se sa në këtë kohë. Mbi 22 mijë e 700 shërbime të kryera për më pak se dy muaj në Administratë. Falë menaxhimit dhe organizimit të stafit të Drejtorisë dhe avantazheve teknologjike në Administratë, është bërë e mundur që efikasiteti dhe puna të kryhet shpejtë dhe në kohë rekorde, duke bërë që edhe përkundër numrit të madh të qytetarëve, shërbimet të jenë me kapacitete të plota”, ka thënë drejtori Gagica.

Gagica ka thënë se falë shërbimeve të ndryshme si “Apliko Online”, “E-kiosqeve”, por edhe zyrtarëve, kanë krijuar zyrën emergjente për nxjerrjen e vendimeve për të mos pritur kohën prej 30 ditëve sipas afatit ligjor dhe duke mos dashur që të shkaktohen pritje për një dokument që është kryer brenda pak orësh.

Uji Dea

“Gabimet e bëra deri në vitin 2004 gjatë kohës së UNMIK-ut, kur regjistrimi i të dhënave është bërë sipas preferencave të vet qytetarit, por me kthimin e librave të gjendjes civile nga Serbia, gjendja ka ndryshuar sepse origjinalet janë ndryshe dhe ndodh shpeshherë që ka pasaktësi mes të dhënave dhe për këtë kjo zyrë merret me korrigjimin dhe nxjerrjen e vendimeve për këtë qëllim”, ka thënë ai, ndër të tjerash.

Ai theksoi se Drejtoria e Administratës po bëhet edhe me arkivën për dokumentet e saj dhe digjitalizim të saj, me projektin “Smart City” dhe produkte shtesë në “E-kiosqe”.

“Jemi duke punuar për Arkivën e Komunës, lidhur me ruajtjen e dokumenteve dhe ruajtjen e tyre, sikur që po punojmë që shumë shpejtë këtë arkivë ta kemi edhe të digjitalizuar. Njëkohësisht, jemi duke punuar edhe në rritjen e shërbimeve shtesë për qytetarët, përmes produkteve shtesë në “E-kiosqe”, duke ofruar produkte të tjera përpos ekstraktave të lindjes. Projekti tjetër që është duke u punuar me intensitet të shtuar në të, është “Smart City”, ku qytetari do të ketë mundësinë që të shohë online punën që bëhet në administratë, angazhimin e secilit zyrtarë dhe të pyes apo të marr shërbime direkte përmes komunikimit”, tha drejtori Gagica.

Ai në këtë konferencë ka prezantuar problemin e qytetarëve të Kosovës Lindore lidhur me pengesat për marrjen e shtetësisë, duke shpresuar se do të ndodhin ndryshime në favor të zgjidhjes së këtij problemi nga niveli qeveritar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.