Gadishi me aksion vullnetar për pastrimin e varrezave

Gjilan – Banorët e fshatit Gadish kanë marrë pjesë të dielën në një aksion vullnetar për pastrimin e varrezave të fshatit. Ramadan Azemi tha se aksione të tilla do të ketë edhe herëve tjera.
Shumë banor i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të pastruar varrezat e fshatit Gadish. Ramadan Azemi aktivist në këtë fshat tha se pastrimi i varrezave dhe një pjesë e rrethojës që ishte dëmtuar tashmë janë rregulluar. “Vërtet i falënderojë të gjithë banorët sepse ishte një aksion shumë i dobishëm për komunitetin. Edhe pse asnjëherë s`jemi përkrahur nga komuna, ne do të vazhdojmë me aksione të tilla që sjellin dobi të përgjithshme” tha Azemi./rajonipress/