Eko Higjiena

G-3 largon Sllamnikun nga koalicioni

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Përfaqësuesit e koalicionit G-3 morën vendim që si shef të grupit parlamentarë të emërojnë Leonora Bunjakun, këshilltare nga radhët e PSD-së, kurse si përfaqësues i grupit në Komitetin për Politik dhe Financa të emërojnë Selim Selimin nga radhët e KTDP-së, poste këto që me parë i kishte Partia e Drejtësisë.

Në takimin e Këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit të përfaqësuar nga PSD,KTDP, ( grupi parlamentare G-3 ) është marrë vendim Partia e Drejtësisë e njohur si subjekt në grupin parlamentarë G-3 të cilin e përfaqëson Arianit Sllamniku ku njëherit në emër të grupit G-3 bartë edhe pozitën e shefit të grupit parlamentar dhe përfaqësues i grupit në Komitetin për Politikë dhe Financa të KK Gjilan.

Subjektet politike në koalicionin G-3 (PSD dhe KTDP) unanimisht morën vendim që të largohet nga grupi koalicionit G-3, Partia e Drejtësisë (PD) thuhet në një komunikatë të këtij grupi.

Përfaqësuesit e koalicionit G-3 morën vendim që si shef të grupit parlamentarë të emërojnë Leonora Bunjakun këshilltare nga radhët e PSD-së, kurse si përfaqësues i grupit në Komitetin për Politik dhe Financa të emërojnë Selim Selimin nga radhët e KTDP-së, poste këto që me parë i kishte Partia e Drejtësisë.

Mobi Casa

Përfaqësuesit e G-3-shit vendimin për largim nga koalicioni parlamentarë e arsyetojnë në bazë të disa pakënaqësive të cilat ishin të pranishme një kohë të gjatë në radhët e këtij koalicioni.

Paraqitja publike në media të ndryshme nga ana e Arianit Sllamnikut (PD) dhe deklaratat e tija individuale të cilat nuk përfaqësonin mendimin dhe qëndrimin e Koalicionit G-3 ishin të mjaftueshme për të shkëputur koalicionin e mëtutjeshëm.

Në kohët e fundit ai nuk ndihej fare si pjesë e këtij koalicioni , duke ju referuar deklaratave të fundit që kishte publikuar edhe në gazetat ditore. Neglizhenca ,injorimi dhe deklaratat mediale ,detyruan që përfaqësuesit e koalicionit G-3 të distancohen nga këto deklarata dhe të marrin vendim që PD mos të jetë pjesë e koalicionit G-3 thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Leonora Bunjaku(PSD) Selim Selimi(KTDP) dhe Tefik Maksuti (PSD)./rajonipress/