ARKATANA

Fyle: Duhet t`a luftoni korrupsionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle ka deklaruar se Prishtina e Beogradi janë afër përmbushjes së detyrave sa i përket integrimeve evropiane, megjithatë ai ka thënë se Kosova duhet të shfaqë kurajo më shumë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik.

Këto, komente, Fyle i bërë pas takimit që pati me Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi dhe ministrinë e integrimeve, Vlora Çitaku.

Fyle e vlerësoi progresin e bërë deri më tani, duke thënë se ky progres është si rezultat i punës së madhe që ka bërë Kosova dhe për hapat tjerë do të vendosin shtetet anëtare në qershor.

“Kosova duhet të shfaqet kurajo më të madhe në sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, vazhdimin e reformave për rrugën e saj drejt Evropës dhe do ta kemi përkrahjen tonë gjithmonë”, ka thënë ai.

Uji Dea

Sipas tij, palët janë më afër që të përmbushin detyrat që kanë të bëjë me anëtarësimin e BE-së.

Kurse, zëvendëskryeministri Kuçi falënderojë Fylen për vizitën në Kosovë duke thënë se çdo takim paraqet një prezantim të të arriturave në fushën e integrimeve por edhe marrjen e obligimeve.

Sipas tij, është diskutuar për stabilizim asociim, ku Kosova ka përfunduar kriteret afatshkurta.

Ai tha se është biseduar edhe për procesin e liberalizimit dhe kemi kërkuar një përshpejtim të dinamikës në plotësimin e anshëm por gjithashtu edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. /Kosovapress/