UBT

Fyerje raciste në adresë të kosovarëve në Zvicër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një video ka tronditur komunitetin në Facebook. Tashmë videoja në YouTube është klikuar më se 2000 herë.Në video duket një zviceran në moshë mesatare në një tren duke fyer në baza racore udhëtarët me prejardhje nga Kosova.

“Ne nuk duam t’u shohim më. Ju keni një shtet. Kosova është një shtet, shkoni në shtëpi tuaja”.

Fyerjet racore nuk kanë përfunduar me kaq.

“Dhjetë presona me ngjyrë janë më të mirë se sa një shqiptar i Kosovës”, ka thënë personi në fjalë.

Edhe pse udhëtarët tjerë kanë kërkuar nga personi në fjalë që të jenë të qetë , ai ka vazhduar me fyerjet në a dresë të kosovarëve.

FITORJA

“Kosovarët janë njerëzit më të këqij në botë”, dëgjohet duke thënë ai në një tren në lëvizje nga Luzern në Giswil, ka njoftuar një lexues i 20min.

Sipas avokatit, David Gibor, personi ka kryer një vepër penale për fyerjet në veçanti me atë që shqiptarët e Kosovës i quan “paketë në baltë”.

“Fyerjet se shqiptarët e Kosovës janë njerëzit më të këqij në botë ka gjasa për të përmbushur dispozitat penale ne baza racore”, ka thënë Gibor për 20min.

Sipas Alma Wiecken, një juriste në Komisionin Federal kundër Racizmit, gjithmonë është i theksuar diskriminimi verbal. Mirëpo nuk do të thotë që janë në rritje rastet e tilla.

Nëse ka dëshmi për sulme të tilla, rasti mund të paraqitet me një ankesë te prokurori publik. “Nëse ka një shkelje të ligjit penal kundër diskriminimit racor, personi mund të dënohet”, thotë Wiecken.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.