GRANDEMALL

Futet në garë edhe gjiganti i tretë turk për Ardian Ismajlin – lojtari është i lirë pas skadimit të kontratës me Empolin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ardian Ismajli është gjithashtu edhe në radarin e Trabzonspor, një klub tjetër i njohur në Superligës së Turqisë, përveç interesimit të shprehur më herët nga Galatasaray dhe Besiktas.

Mbrojtësi shqiptar, i cili ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar tre gola për Shqipërinë, po i shqyrton me kujdes opsionet e tij pas rënies së Empolit në Serie B dhe skadimit të kontratës së tij.

Ai ka qenë një nga pikat e forta të mbrojtjes së Empolit me 29 paraqitje gjatë sezonit të kaluar në Serie A dhe tani duket i destinuar të largohet nga klubi italian për të kërkuar një sfidë të re.

Mobi Casa

Transfermarkt aktualisht e vlerëson kartonin e 27-vjeçarit në 6 milionë euro. Përveç interesimit të Trabzonspor, që po kërkon të përforcojë prapavijën për sezonin e ri, edhe Galatasaray dhe Besiktas kanë shfaqur interes serioz për Ismajlin, duke ndjekur situatën e tij që nga përfundimi i sezonit.

Ismajli po merr kohën e duhur për të vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi aktualisht është i zënë me Shqipërinë ku luan ndaj Letonisë të martën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.