Fidanishtja

Futbollisti vret të dashurën me 60 goditje thike

/ 1 minutë lexim

Ishte një i ri shumë i talentuar i futbollit anglez por shumë xheloz, aq sa vrau të dashurën e tij 15 vjeçare me 60 goditje thike.

Përfundoi kështu tragjikisht karriera e Andrew Hall, fenomeni 18 vjeçar i të rinjve të Stoke City, skuadër e Premier League, shkruan noa.
Lidhur me këtë vrasje të kryer në qytetin e Ampthill, në Bedforshire në 9 qershor gjykatësit dhanë vendimin me burg përjetë.

Ishte dëshmia e vetë Hall i cili pranoi para gjykatësve se kishte pasur goditje xhelozie.

UBT

Natën e ngjarjes së rëndë ai ishte parë të largohej nga një festë i larë i gjithi me gjak.

Historia e Andrew dhe të dashurës së tij Megan-Leigh Pea kishte nisur prej afro 1 viti, ku ata ishin njohur përmes miqve të përbashkët.

Klubi sportiv ku i riu bënte pjesë përmes një komunikate shprehu dhimbje për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se në momente të tilla mendimet shkojnë për familjen e vajzës./Indeksonline/