Futbollisti Lirim Kastrati drejt klubeve të mëdha evropiane

Gjilan – Talenti i rrallë i futbollit nga Hogoshti i Kamenicës Lirim Kastrati me hapa të sigurt shumë shpejt pritet t`i bashkëngjitet klubeve nga Zvicra, apo nga Belgjika.
Djaloshi nga Hogoshti i Kamenicës tani mbi një vit është pjesë e Akademisë së futbollit “Loro Boriqi” në KF Shkëndija të Tiranës duke u bërë njëri ndër futbollistët më të mirë të kësaj Akademie Kombëtare të futbollit në Shqipëri.
“Është një Akademi e futbollit e jashtëzakonshme, këtu mblidhen të gjithë talentët e futbollit të cilët i përcakton Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nga këtu përzgjidhen talentët të cilët mbajnë barrët e futbollit në Kombëtaren e Shqipërisë” thekson Kastrati.
Bjondi nga Hogoshti i Kamenicës njeherit është edhe futbollist i Kombëtares së Shqipërisë U17 ai gjerë më tani ka dhënë lojëra të pëlqyera në Kombëtaren Shqiptare.
“Për të qenë së pari pjesë e kësaj Akademie të futbollit duhet të kesh talent të jashtëzakonshëm dhe duhet të verifikohesh nga shumë trajner të futbollit unë me shumë krenari tani jam duke mbrojtur ngjyrat e Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e trajnerit Xhemajl Mustedanagiq” thekson nëpërmjet rrjetit social Lirim Kastrati .
Lojërat e këtij futbollisti nuk kanë mbetur pa u vërejtur edhe nga shumë ekspert të futbollit si atij të Shqipërisë njashtu edhe atij evropian.
“Shumë shpejt pritet të sprovohem në dy klube Evropiane një në Zvicër e tjetra në Belgjikë jam në fazën përfundimtare duke përgatitur një CD dhe disa dokumentacione të cilat duhet t`i paraqesë në këto klube” shprehet Kastrati.
Talenti nga Hogoshti i Kamenicës i cili shquhet me shpejtësinë të cilën e posedon dhe pasimet e tija milimetrike ka bërë që të merr nofkën nga bashkëlojtarët e tij “Di Maria” pasi edhe loja e tij është e njëjtë sikur e futbollistit nga Argjentina./rajonipress/