FITORJA

Fushatë partiake me shpenzime të shtetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, duket se edhe në këto zgjedhje të sivjetme do të keqpërdorën automjetet zyrtare duke shpenzuar qindra mijëra euro derivate nga taksapaguesit kosovar.

Derisa partitë në pushtet kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet nacionale, sikurse në zgjedhjet e kaluara po keqpërdorin edhe automjetet zyrtare duke shpenzuar qindra mijëra euro derivate nga taksapaguesit kosovar. Këto keqpërdorime ndodhin kryesisht nga ana e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës që janë diku rreth 1 mijë vetura vetëm në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrive.

Ndonëse, zyrtarët e organizatave joqeveritare, të cilat monitorojnë institucionet e shtetit, thonë se shfrytëzimi i veturave zyrtare për aktivitete partiake është në logjikë të njëjtë me shfrytëzimin që zyrtarët i bëjnë detyrës publike vazhdimisht. Kjo sigurisht që është në nivel të njëjtë shkelje nga ta, por që një gjë e tillë është bërë normë dhe se është e çuditshme nëse nuk i përdorin, e jo e kundërta. Në këtë kohë të zgjedhjeve do të shihen për ditë e më shumë zyrtarësh publikë, të cilët bëjnë fushatë partiake duke shfrytëzuar veturat, e të cilat më një vendim qeveritar e kanë të ndaluar t’i përdorin.

GRANDEMALL

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike, kanë thënë për, gazetën tonë se mbikëqyrja e automjeteve zyrtare bëhet në harmoni me Udhëzimin Administrativ për përdorimin e Automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zeqir Bekolli, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në MAP, thotë për gazetën “Botapress” se Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Zyra e Kryeministrit i ka nëntëmbëdhjetë vetura (19), ministritë dhe Dogana e Kosovës i kanë 965 vetura. Prej tyre, në përdorim janë 861 vetura, kurse jashtë përdorimit 104 vetura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.