FIDANISHTJA

Fuqizohet AKR në Kamenicë, i kërkohet Pacolllit të ngutet me reformat

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi, edhe gjatë këtij vikendi ka prezantuar aderime të reja në strukturat e degës. Kësaj dege së fundmi i është bashkuar ish Imami i Xhamisë së Roganës, Teologu Asad Thaçi.

“Asadi është përfaqësuesi i një grupi tjetër qytetarësh të Roganës që bashkohen me AKR-së pas aderimeve që patëm kohë më parë në këtë lokalitet. Ky është një rreshtim i qytetarëve brenda një strukture të denjë e të përkushtuar për Kamenicën” ka thënë Kryetari i Degës Fatmir Matoshi.

Uji Dea

Ndërsa Teologu Asad Thaçi, ka falënderuar degën e AKR-së për mikpritjen dhe mundësinë e dhënë . “Falënderoj shumë AKR-në për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë e dhënë për t`i shërbyer qytetarëve të Kamenicës, ndihem krenar të jem pjesë e një ekipi të dëshmuar dhe të udhëhequr nga Kryetari Fatmir Matoshi” i ka thënë portalit Rajonipress, Asad Thaçi.

Kryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, thotë se vonesat në reformat partiake në qendër kanë efektin e vet edhe në degë, dhe apelon për përshpejtim të tyre. “Apeloj te Presidenti Pacolli që të përshpejtojë reformën e partisë, ne kemi nevojë për struktura të reja dhe me legjitimitet, partia duhet të hapet sa më parë për njerëz të rinjë, sepse duket qartë që ky është vullneti i qytetarëve të vendit” tha Matoshi, i cili shtoi se ka një plan për fuqizimin e mëtejmë të degës. “Do të vathojmë ditëve që vijnë me përforcime të reja sidomos në nëndegët e Hodonocit, Topanicës dhe Koretinit ku jemi në bisedime me njerëz të dëshmuar të këtyre lokaliteteve, pas këtyre nëndegëve në fazën tjetër do të kemi një rifuqizim të strukturave në Hogosh, dhe disa lokalitete të tjera të komunës. Merita të veçanta për këtë mbështetje kanë e gjithë struktura e AKR-së, dhe një pjesë e madhe i dedikohet ekipit me të cilin po punojmë edhe në qeverinë komunale, drejtorët tanë janë dëshmuar për punën e mirë që bëjnë dhe gjithashtu edhe për kursimet buxhetore” tha nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.