UBT

Funksionalizohet aparatura e Gastroskopisë dhe Kolonoskopisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Spitali i Gjilanit ka blerë një aparaturë në vlerë të 45 mijë eurove për të trajtuar profesionalisht sëmundjet e lukthit. Drejtori Abdylatif Latifi tha se kjo aparaturë moderne e tipit japonez u ndihmon shumë pacientëve të cilët në ambulancat private detyrohen të paguajnë nga 70 euro kurse tani ata paguajnë vetëm 5 euro.

Të hënën në spitalin e Gjilanit ka filluar së punuari një aparaturë moderne e cila do të shërbejë për trajtimin profesional të sëmundjeve gastroenterologjike dhe atyre të kolonoskopike.

Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se kjo aparaturë është blerë me mjetet vetanake të spitalit në vlerë të 45 mijë eurove. “Ne edhe më herët e kemi pasur një aparaturë të tillë që ishte dhënë si donacion, por ajo ishte e vjetruar dhe nuk ishte funksionale” tha Latifi.

RCCOLA

Latifi tha se nga kjo aparaturë do të përfitojnë të gjithë pacientët e rajonit të Anamoravës, por edhe ata të Kosovës Lindore të cilët janë detyruar që në ambulancat private një incizim të tillë ta bëjnë për 70 euro, derisa këtu tani kjo vizitë mjekësore (incizim) bëhet vetëm për 5 euro , varësisht siç e parasheh udhëzimi administrativ.

Spitali i Gjilanit ka angazhuar tre mjek specialist që do të merren me trajtimin e sëmundjeve gastroenterologjike. Specialistwt, Besnik Elezi, Milaim Kosumi dhe Luan Mustafa janë të trajnuar për të punuar me këtë aparaturë tha Latifi.

Dr. Besnik Elezi i cili po kryente një ekzaminim të parë me aparaturën e re tha se kjo është një punë e mrekullueshme për pacientët e Gjilanit. “Me këtë aparaturë bëhet diagnostifikimi më i shpejt dhe më i saktë dhe do të ketë mundësi që t`i kontrollojmë të gjithë pacientët edhe ata që e kanë gjendjen e rëndë materiale” tha Elezi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: