HW

Fundi i turpshem i “turistëve” negociator

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Anëtarët e të ashtuquajturit ‘Ekipi Negociator i Kosovës’ për bisedime me Serbinë, ishin vetëm turistë të vetëshpallur, në serialin komik qe e ndërtoi presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ndihmuar edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, por të ndjekur edhe nga klanet servile e zhvatëse. Njeriu i parë qe bëri shkelje ligji e Kushtetutë është i pari i vendit Hashim Thaqi, i cili anashkaloi Kuvendin dhe Ekzekutivin, duke marrë bajrakun e bisedimeve për ndarjen e Kosovës, me homologun e tij serb Aleksandër Vuqiç.

Kjo ishte shkelja më e rëndë e Kushtetutës së Kosovës, në vitin e fundit, e cila atakoi drejtëpërsëdrejti tërërinë territoriale, sovranitetin e vendit, e krejt në fund edhe kupolën e shtetit: Kushtetutën. Kjo për faktin se presidenti nuk ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën në këtë rang dialogu, pasi Kushtetuta e Kosovës këtë rol ia servon ekzekutivit.

E çka është edhe më absurde, fajësinë për këto shkelje e marrin edhe deputetët e koalicionit qeverisës të Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan vendime të rënda anti kushtetuese, duke i ndarë edhe para një ekipi jolegjtim. Kjo tregon se deputetët e Kosovës janë ‘dele’ të klanëve mafioze, të cilët u shërbejnë shefave të tyre në ecurinë e zhvatjes së parasë publike, e grabitjes e mbajtjes së pushteteve pa asnjë parim ligjor e kushtetues. Ashtu sikur edhe shefat e tyre, këta i detyrohen parasë dhe interesave të klientelave, e jo detyrimeve ligjore e kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese duke gjetur shkeljen e të paktën 5 neneve të ligjit rreth kompetencave të këtij dialogu, e që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me automatizëm ka shuar ekzistncën e ekipit ‘fluturues’ dhe ka mbyllur përfundimisht rrugën e presidentit për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Edhe kryeministri i vendit duke ikur nga përgjegjësia për dialogun me Serbinë, bëri, po ashtu veprime antikushtetuese, sepse kjo është kompetencë ekskluzive e ekzekutivit, natyrisht duke u mbështetur në transparencë të plotë me Kuvendin e Kosovës. Kosova duhet të mbrohet në kontekstin e vet juridik e Kushtetues, e jo të lihet në dorën e aventurierëve, duke lansuar ide çekuilibruese e atakuese për vendin.

Uji Dea

Edhe ‘Zajednica’ e Hashimit ishte ndërtuar me shkelje Kushtetuese, njësoj siç janë proklamuar edhe negociatat me Beogradin për ndryshim kufijsh, duke mohuar pjesë nga sovraniteti i vendit të vet, duke i cilësuar disa territore si ‘dhuratë nga Rankoviçi’.

Veprimet e tilla janë krim. Në këtë kontekst, kërkohet përgjegjësi penale edhe për paratë e shpenzuara në shetitje turistike nga ekipi negociator i ‘Shpëndit & Co’, lojën e tyre mashtruese, pa u takuar asnjëherë të vetme me palët negociuese. As Haradinaj nuk është kryeministër vetëm i taksës, por është i Kosovës, i cili duhet të veprojë në sajë të kompetencave ligjore e kushtetuese, e jo të ‘vetëdorëhiqet’ nga kompetencat e detyrueshme.

Pas gjithë kësaj rrëmuje, pas vendimit të GJK-së rreth ekipit negociator e negociatave me Serbinë, duhet të jemi shumë syçelë, sepse presidenti i vendit do të mobilizohet sërish qe të krijojë rrëmujë në këtë situatë për të vepruar me koalicione gjithëpërfshirëse, për të përmbyllur dialogun e tij me Serbinë fqinje, e qe nënkupton prerjen e territorit të Kosovës. Hashimi nuk është president i duhur i Kosovës, sepse ky ka rrënuar ecjen dhe forcimin e shtetit tonë, duke penguar njohjet e reja, duke dobësuar legjitimitetin ndërkombëtar dhe duke sjellë në tavolinë opcionin e ndarjes.

Për këtë arsye Thaçi kërkon me çdo kusht shpërndarjen e fajësisë për coptimin e Kosovës. Thaçi ishte inisiatori kryesor kur Kosova humbi territor edhe me Maqedoninë e me Malin e zi, por ndarjen e madhe me Serbinë mëton ta bëjë me deputetët ‘dele’ të cilët mbrojnë strajcat e hajnave, por nuk mbrojnë as ligj, as Kushtëtutë e as drejtësi. Ekipi negociator i mbushur me ‘teze, dajë e halla’, është barometri më i saktë se Kuvendi i Kosovës funksionon nga kukullat e dirigjuara prej ‘bosëve’-vasalë, të cilët shkojnë pas tyre, edhe kur rrezikohet shtetësia e Kushtetuta e Republikës sonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.