FIDANISHTJA

Fundi i EULEX-it

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

BE-ja në shtator të këtij viti do të ketë një mision tjetër në Kosovë. Ai nuk do të quhet më EULEX. Selinë do ta ketë në zyrën e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë dhe do të jetë më i vogël se misioni aktual i BE-së për sundimin e ligjit – EULEX.

Misioni, që gjithashtu do ta ketë për qëllim sundimin e ligjit Kosovë dhe që do të ketë kompetenca ekzekutive, do të ndryshojë në dukje nga EULEX-i, por jo shumë në përmbajtje.

Eco Higjiena

Në mes të janarit, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili është edhe ministër i Drejtësisë, do ta udhëheq delegacionin kosovar që në Bruksel do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të shteteve anëtare. Njëkohësisht pritet të zhvillohen edhe bisedat zyrtare mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës për ristrukturimin e misionit.

Takimet do t`u paraprijnë diskutimeve që shtetet anëtare do t’i nisin prej 20 janarit për misionin e ri në Kosovë. Ky mision, emri i të cilit ende nuk është definuar, do të ketë kompetenca ekzekutive në veri të Kosovës dhe në sferat tjera që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.