Mobi Casa

“Fundi i botës”, Berisha qetëson miqtë në Facebook

/ 2 minuta lexim

“Të dashur miq, presim datën 21 si çdo ditë tjetër. Jehona mediatike e të ashtuquajturës profeci e Maya-ve është e pandershme dhe synon thjesht treg mediatik me “scoope”. Ju përshendes – sb.

Këtë mënyrë ka zgjedhur kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha për të qetësuar miqtë e tij në rrjetin social Facebook, por jo vetëm, kaq ka dashur për t’i dhënë start lumit të komenteve të cilët i uronin jetë të gjatë kryeministrit, por nuk ka munguar dhe ironia.

Histeria që kaploi këto ditë njerëz në mbarë globin solli mënyra krejt të veçanta reagimi. Frika e një apokalipsi shkaktoi panik dhe një numër përpjekjesh të paturpshme për të përfituar duke u bazuar në thashetheme. Por, nuk la pa u përfshirë edhe liderët botërorë. Një grup i ligjvënësve në Dumën Shtetërore të Rusisë iu ka shkruar drejtuesve të kanaleve televizive federale, që të mos përhapin informacione “pseudoshkencore në lidhje me fundin e botës.”

Uji Dea

Një video satirike të postuar në internet këtë muaj, kryeministrja australiane Julia Gillard, që dukej e shqetësuar, njoftoi për afrimin e apokalipsit. Por, një batutë e vecantë ishte edhe ajo e presidentit rus Vladimir Putin, i cili parashikoi se bota do të përfundojë pas 4,5 miliardë vitesh, kur të përfundojë cikli i diellit.

Teksa mbarëe globi jetoi këto ditë nën histerine e “frikës së fundit të botës”, nata e mbrëmshme ishte ajo vendimtarja që i dha përgjigjie skeptikëve apo besimtarëve që dicka do të ndodhte. Sot lindi një ditë e re, që pavërësisht numrave duhet të jetë ditë reflektimi për të gjithë dhe “një rilindje e re” dhe për të qenë njerëz më të mirë për vetën dhe për globin.