RCCOLA

Fule s’është i shqetësuar për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fule u deklaroi medieve në Selanik se nuk është i shqetësuar për zhvillimet politike në Kosovë që shkon në zgjedhje të parakohshme duke vlerësuar se nuk do të influencohen as raportet Beograd-Prishtinë dhe as MSA-ja e BE-së me Kosovën.

Nëse një vend dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian dhe të marrë pjesë në procesin e integrimit, do të duhet të jetë i besueshëm dhe të ketë performancë përsa i përket përmbushjes së kushteve që do t’i lejojë diçka të tillë, thekson në një intervistë për agjencinë gjysmëzyrtare greke ANA-MPA, komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule.

Uji Dea

Duke folur në kuadër të takimit informal të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Selanik, Fule nënvizoi dy elementë që e bëjnë të ndryshëm takimin në fjalë nga të mëparshmit. Nga njëra anë ndërlidhja e pjesës politike për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me diskutimin praktik për lidhjet në sektorët e energjisë dhe të transporteve, dhe nga ana tjetër – takimi mbahet në një periudhë shqetësimi të madh për Ukrainën, thekson Fule.

Komisioneri për Zgjerim theksoi më tej se nuk është i shqetësuar për zhvillimet politike në Kosovë që shkon në zgjedhje të parakohshme duke vlerësuar se nuk do të influencohen as raportet Beograd-Prishtinë dhe as MSA-ja e BE-së me Kosovën. Fule përgënjeshtroi në mënyrë kategorike zërat sipas të cilave ai interesohet që të zëvendësojë baroneshën Catherine Ashton në postin e shefit të diplomacisë europiane.