Mobi Casa

Fule ndërmjetësues i ri në dialogun Kosovë-Serbi?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule do të jetë ndërmjetësues i ri në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Udhëheqësja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton ka përfunduar rolin e saj të ndërmjetësueses në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Fundamenti

Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta shkruan se ndërmjetësues i ri në dialogun Kosovë-Serbi, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Stefan Fule, i cili edhe më parë ka qenë i interesuar për të marrë këtë rol.