ARKATANA

Ftohet Mehmeti, mungon Sadiku

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gianni De Biasi i ka zbuluar të dielën emrat e 28 futbollistëve që i ka ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Botërorin ‘Brazili 2014’, që do t’i zhvilloj në këtë muaj si mysafire e Sllovenisë dhe Islandës. Risi në këtë listë është emri i Agon Mehmetit. Sulmuesi kosovar, i cili luan në Portugali me ekipin Olhanense, është ftuar për herë të parë në skuadrën kuq e zi.

Mirëpo, në dallim prej Mehmetit, në këtë listë nuk është përfshi emri i Loret Sadikut, i cili para pak ditësh vendosi ta refuzoj ftesën e Suedisë, për ta vesh fanellën e Shqipërisë. Nuk dihen akoma arsyet e mos-përfshirjes së mbrojtësit kosovar në këtë listë. Megjithatë, përzgjedhësi i kuqezinjve, përveç Mehmetit, për këto dy ndeshje i ka ftuar edhe njëmbëdhjetë futbollistë tjerë kosovarë, duke i rikthyer edhe Debatik Currin e Ahmed Januzin.

Strategu italian i ka rikthyer në ekip edhe disa futbollistë tjerë, të cilët janë në formë te ekipet e tyre, por të cilët nuk i kishte ftuar goxha moti. Por, për këto dy ndeshje De Biasi nuk e ka ftuar fare Erion Bogdanin, i cili aktualisht është pa klub, por as Edmond Kapllanin dhe Emir Lenjanin, i cili ishte pjesë e Shqipërisë në miqësore me Armeninë. Listës i mungon edhe emri i Mërgim Mavrajt, që u lëndua në Bundesliga 2.

Mobi Casa

Mavraj konsiderohet si një mungesë tepër e madhe për këto dy sfida të Shqipërisë. Ekipi shqiptar do të grumbullohet të hënën në Shqipëri, derisa me 6 shtator do të luaj kundër Sllovenisë. Kurse, pas katër ditësh shqiptarët do të sfidohen në Islandë.

Lista:

Samir Ujkani, Etrit Berisha, Orges Shehi, Admir Teli, Lorik Cana, Andi Lila, Tefik Osmani, Renato Arapi, Elseid Hysaj, Debatik Curri, Armend Dallku, Jurgen Gjasula, Ergys Kace, Odise Roshi, Migjen Basha, Ansi Agolli, Armando Vajushi, Ervin Bulku, Valdet Rama, Vullnet Basha, Amir Abrashi, Sabien Lilaj, Ahmed Januzi, Emilian Vila, Edgar Çani, Shkelzen Gashi, Hamdi Salihi, Agon Mehmeti.