Hidromorava

FSK thotë se është krenare me bashkëpunimin me Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – “Neve na vjen mirë për vizitën tuaj dhe jemi krenarë dhe të privilegjuar që kemi ndërtuar këto raporte të bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit. Si zëvendëskomandant i Legjionit të Parë, jam i interesuar që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë. Ju dëshirojmë suksese në aktivitetet që i keni në kuadër të “Flakës…”. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, ka thënë Berisha.

Në kuadër të fillimit të manifestimit Flaka e Janarit 2020, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me komandantin e Stacionit të Policisë, Alban Ramushi dhe drejtorin e KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, kanë vizituar Legjionin e Parë të FSK’së në Gjilan, ku janë pritur nga zëvendëskomandanti, Kadri Berisha.

Me këtë rast, nga zëvendëskomandanti, Kadri Berisha, ka thënë se ndihet krenar me bashkëpunimin që e ka me Komunën e Gjilanit.

“Neve na vjen mirë për vizitën tuaj dhe jemi krenarë dhe të privilegjuar që kemi ndërtuar këto raporte të bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit. Si zëvendëskomandant i Legjionit të Parë, jam i interesuar që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë. Ju dëshirojmë suksese në aktivitetet që i keni në kuadër të “Flakës…”. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, ka thënë Berisha.

Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar zëvendëskomandantin Berisha për pritjen, ndërkaq ka thënë se tash e 29 vite po i nderojnë dëshmorët e heronjtë përmes vlerave kulturore.

“Për ne, 11 janari shënon rënien e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Ne jemi trashëgues të kësaj sakrifice dhe kryengritje që ka kulmuar në vitin 1998-1999. Është viti i 29-të që po e organizojmë Flakën e Janarit dhe jemi munduar që çdo vit t’i respektojmë e nderojmë maksimalisht familjet e dëshmorëve, duke i nderuar dëshmorët”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, me ndezjen e Flakadanit sonte në ora 17:00, hapët edhe zyrtarisht edicioni i 29-të i manifestimit mbarëkombëtar Flaka e Janarit 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.