ARKATANA

FSK ndihmon sektorin e shëndetësisë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Donacionet për Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar. Kësaj radhe, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, së bashku me mjekë nga QKMF, kanë pranuar donacion nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ky donacion i deleguar për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare përfshinë:
Maska kirurgjike, maska me valvul, dorëza mikse, mantille një përdorimesh, kapela kirurgjike, si dhe syze mbrojtëse.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që po vazhdojnë të mbështesin komunën tonë, në këtë rast Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Tejet falënderues dhe mirënjohës ndaj të gjithë atyre që në këtë kohë pandemie, po tregojnë shkallën më të lartë të mirësisë. FSK-ja si çdoherë tjetër po vazhdon të angazhohet që sigurinë të na ofroj në të gjitha format. Këto mjete mbrojtëse, do t’ia lehtësojnë punën stafit të QKMF-së, të cilët po vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit”, u shpreh mes tjerash Kastrati.

Mobi Casa

Drejtoresha, Suna Zajmi-Krasniqi ka falënderuar FSK-në për donacionin e dhuruar në këtë kohë pandemie, e që do t’i ndihmojë mjaft shumë stafit mjekësor.

“Jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyre që vazhdojnë të na ndihmojnë, veçanërisht FSK-në që gjithmonë shfaq gatishmërinë për të na ndihmuar. Këto mjete të dhuruara do të shfrytëzohen nga stafi mjekësor për tu përballur me pandeminë dhe për t’i ofruar shërbime më të sigurta qytetarëve”, shtoi ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.