Fundamenti

FSK mund të shndërrohet në Gardë Kombëtare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova shumë shpejt mund të bëhet me ushtri. Madje, me kapacitet aktuale që ka FSK-ja sot, pretendohet se ushtria mund të krijohet qysh brenda 30 ditëve pas ndryshimeve kushtetuese. Për këtë çështje janë bërë të gjitha përgatitjet. Por, problemi kryesor ka mbetur emri. Në Qeveri, druajnë se termi “ushtri” nuk do ta marrë pëlqimin e deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Si opsion nuk është përjashtuar që FSK-ja të transformohet në një Gardë Kombëtare të ngjashme me atë amerikane. Gazeta Tribuna e posedon një kopje të strategjisë së rekomanduar nga Komiteti Drejtues për Rishikimin e Strategjisë së Sektorit të Sigurisë (RSSS) si dhe tanskriptin për të cilën kabineti qeveritar ka diskutuar të mërkurën me dyer të mbyllura.

Fundamenti

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili ka kohë që i ikën çdo pyetjeje të gazetarëve dhe nuk flet shumë në publik për çështjen e ushtrisë, ka qenë krejtësisht i hapur para kolegëve të tij. Zyrtarizmin e ushtrisë se Kosovës ai e ka quajtur si çështje të kryer, ndërsa është shprehur i bindur se Kosova është e gatshme të kryejë veprime si ushtri hiq më larg se një muaj nga momenti që hartohet ligji…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.