Hidromorava

FSK me mbështetje nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Halifax të Kanadasë ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, u takua me senatorin John Mcain, nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Brian McKeon, sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon si dhe me sekretarin e Mbrojtjes së Parlamentit të Gjermanisë, Ralf Brauskiepe.

Sipas komunikatës nga Ministria për FSK-në, Demolli e falënderoi senatorin Mcain për mbështetjen e tij gjatë dy dekadave për Kosovën, si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të palëkundur të angazhimit amerikan në Kosovë.

Nga ana e tij, senatori konfirmoi se po planifikon të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të shoh nga afër progresin e arritur, si dhe të konfirmojë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizionin euroatlantik të shteteve të Evropës Juglindore.

Gjithashtu, ministrit Demolli në Halifax, zhvilloi takim me nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Brian McKeon, ku mori pjesë në takimin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, së bashku me ministrat tjerë të rajonit.

Mobi Casa

Në Halifax Demolli takoi sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon, të cilin e falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së në veçanti.

Sekretari Fallon e përgëzoi ministrin Demolli për sukseset e kadetëve të FSK-së, sidomos për medaljen e artë në “Cambrian Patrol”, si dhe konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon FSK dhe Republika e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Demolli pati një takim të frytshëm me Sekretarin Parlamentar për Mbrojtje Ralf Brauskiepe, i cili në këtë forum përfaqësonte ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë, me të u diskutuan aspektet dypalëshe të bashkëpunimit, me ç ‘rast ministri Demolli falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e palëkundur për Kosovën dhe FSK-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.