FITORJA

FSK mbetet institucioni më i besueshëm në vend

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) me temën: “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: korrik-nëntor 2016, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme në Kosovë.

Në tryezën e rrumbullakët; Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës, numri i pestë i Observerit të sektorit të Sigurisë së Kosovës, trajton në mënyrë analitikë çështjet kyçe të sektorit të punëve të brendshme, inteligjencies dhe Këshillit të Sigurisë, si dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku Mentor Agani, prezantoi rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me besimin sa i për ketë çështjeve të sigurisë, institucioneve përkatëse të sigurisë si dhe krerëve të tyre si dhe komisionin përkatës parlamentar.

Agani tha se qytetarët e anketuar në muajin dhjetor 2016, kanë pasur mundësi që nivelin e besimit që e kanë në institucionet apo krerët institucional ta shprehin me numra.

Hidromorava

Sa i përket besimit të përgjithshëm gjatë muajve të fundit të qytetarëve të Kosovës, del, se Forca e Sigurisë së Kosovës e gëzon besimin më të madh të qytetarëve me 3.89 për qind, si dhe ka pasur një rritje të vazhdueshme nga qytetarët e Kosovës, pastaj vjen Policia e Kosovës me 3.81 për qind të respodentëve të anketuar.

Ndërsa, drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci prezantoi punimin analitik: “Mbikëqyrja Parlamentare e Sektorit të Sigurisë: Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe gjetjet nga monitorimi i sektorit të sigurisë në Kosovë”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend sipas të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve, në pesë vitet e kaluara, dhe lë pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.