HW

FSK-ja po përgatitet për misionin në Gaza, ekspertët: Hap i rëndësishëm drejt NATO-s

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza në koordinimi me shtabin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë. Krejt kjo në kuadër të misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Të fundit që u nisën drejt atij vendi janë 4 pjesëtarë të FSK-së.

Bordi i paqes i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se pjesëtarët e Forcës do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Në kuadër të këtij misioni, shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi ka bërë të ditur se pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar përgatitjet operacionale dhe logjistike dhe, pas koordinimeve përfundimtare me Shtabin e misionit, do të nisë drejt Gazës për të marrë detyrat e saj.

Uji Dea

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë mision paraqet një hap të rëndësishëm në konsolidimin e rolit të saj si kontribuuese aktive në sigurinë ndërkombëtare. Ky angazhim njëkohësisht shënon pjesëmarrjen e parë në një mision të miratuar nga OKB-ja, duke reflektuar nivelin e besimit dhe partneritetit me aleatët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi.

E ata që merren me çështje të sigurisë, thonë se FSK-ja po vendos kapacitetet e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke veçuar si momentin me te rëndësishme te konsolidimit shtetëror te Kosovës.

Me këtë mision, FSK-ja po shkruan një kapitull historik në rrugëtimin e saj si një forcë moderne, profesionale dhe e denjë për misione ndërkombëtare. Në prag të përmbylljes së tranzicionit 10-vjeçar, ky angazhim dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të qenë pjesë e arkitekturës globale të sigurisë dhe rrugëtimin e saj drejt NATO-s./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.