GRANDEMALL

FSK-ja me kapacitete të plota ushtarake, pas një dekade

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Pavarësisht paralajmërimeve se këtë vit do të miratohen ligjet për ushtrinë e Kosovës, kjo rrezikon të mos ndodhë për shkak të vonesave që pritet të dalin gjatë shqyrtimit të tyre nëpër komisionet parlamentare, shkruan “Zëri.info”.

Analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën “Zëri” se transformimi i FSK-së në ushtri nuk do të bëhet as në vitin tjetër. Ai ka thënë se transformimi është proces 10-vjeçar. Ai miratimin e ligjeve e ka vlerësuar vetëm simbolikë.

“Nuk ka transformim as këtë vit e as vitin e ardhshëm. Është një proces i cili zgjat dhe i cili është i paraparë nga vetë pala kosovare për së paku 10 vjet dhe i cili nuk shkakton tension. E kanë thënë vetë që transformimi është një periudhë 10-vjeçare dhe ka shumë rregulla. Ata tashmë kanë nisur këtë për shkak të simbolikës, por janë deklaruar se transformimi merr 10 vjet së paku”, ka thënë ai.

Uji Dea

Tahiri ka thënë se derisa të bëhet transformimi i ushtrisë do të zgjidhen edhe tensionet me Serbinë dhe atëherë edhe komuniteti serb do të jetë pjesë e ushtrisë.

“Kosova i ka realizuar kapacitetet operative dhe FSK-ja derisa ka bashkëpunim me NATO-n është në rregull. Për 10 vjet ndryshon raporti i forcave ndërkombëtare dhe për 10 vjet ne e bëjmë edhe marrëveshjen me Serbinë e nuk ka tensione dhe ndërkohë zgjidhet edhe çështja për të marrë pjesë edhe komiteti serb që të mos mbetet ushtria pa komunitetin serb”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.