UBT

FSK-ja drejt përmbylljes së transformimit ushtarak në vitin 2028

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Në vitin 2028 pritet të përmbyllet një nga proceset më të rëndësishme për sektorin e sigurisë në Kosovë. Tranzicioni dhjetëvjeçar i Forcës në një forcë moderne mbrojtëse me kapacitete të plota ushtarake.

Gjatë kësaj periudhe, FSK-ja ka zgjeruar misionin, ka rritur numrin e pjesëtarëve, ka investuar në pajisje dhe trajnime, si dhe ka intensifikuar bashkëpunimin me vendet anëtare të NATO-s. Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare siç është ai në Gazë dhe ngritja e kapaciteteve operacionale konsiderohen ndër arritjet kryesore të këtij transformimi.

Por, a e afron përfundimi i këtij procesi Kosovën me anëtarësimin në NATO?

Ish-gjeneralët e FSK-së vlerësojnë se, në aspektin ushtarak, Kosova po i afrohet gjithnjë e më shumë standardeve të Aleancës Veri-Atlantike. Megjithatë, Kadri Kastrati, thekson se buxheti i ndarë për blerjen e armatimit të rëndë në këto dy vite duhet të jetë më i madh.

“Këto dy vite e gjysmë sa kanë mbetë deri në fund të vitit 2028, kjo qeveri ose qeveria e ardhshme duhet të investojë më shumë buxhet në përmbushjen e gjitha detyrimeve bazuar në planin 10 vjeçar zhvillimor”, tha për RTK-në, Kadri Kastrati, ish-gjeneral i FSK-së.

Megjithatë, njohësit e sigurisë theksojnë se rruga drejt NATO-s nuk varet vetëm nga kapacitetet e FSK-së, por edhe nga vendimet politike të vendeve anëtare. Kosova duhet të sigurojë miratimin unanim të tyre, ndërsa sfidë mbetet fakti se disa shtete të Aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e vendit.

Uji Dea

“Kjo është pengesa dhe barriera ndoshta e vetmja por duhet të punohet politikisht dhe diplomatike që të gjendet një mundësi ose mënyrë që ose ato vende brenda dy vjetëve ta njohin Kosovës ose të bëhet një kompromis in specia për të pranuar Kosovën në NATO në mënyrë që Kosova të jetë anëtar i barabartë sepse edhe interesi i NATO-s është ta ketë Kosovën në gjirin e vet”, tha Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë

Të tjerë njohës të sigurisë vlerësojnë se pjesëmarrja e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë forcon argumentet e Kosovës për afrim me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe.

“Mendoj që kjo i jep performancë të veçantë dhe shtyrje nga partnerët tonë sidomos lidershipin e NATO i jep një mundësi që FSK të kaloj shumë ma lehtë pas fazë së tranzicionit të hymë në fazë për Partneritet për Paqe në kuadër të NATO-së”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Viti 2028 shënon edhe përfundimin e transformimit të FSK-së dhe hapjen e një etape të re drejt integrimit euroatlantik.

Megjithatë, avancimi drejt NATO-s do të varet jo vetëm nga kapacitetet e FSK-së, por edhe nga vullneti politik i vendeve aleate.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.