GRANDEMALL

FSK-ja aktivizohet në mbrojtjen e infrastrukturës kritike pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një nga vendimet kryesore të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e mbajtur në orët e para të mëngjesit, ka qenë angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për patrullime dhe vëzhgim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike në vend.

Kurti njoftoi se patrullat e FSK-së janë vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë, duke siguruar mbrojtjen e pikave strategjike të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

“FSK-ja është angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile përmes patrullimeve dhe vëzhgimeve të infrastrukturës kritike në Kosovë,” ka shkruar Kurti, duke shtuar se vizitoi personalisht këto lokacione për të diskutuar me pjesëtarët e Forcës.

Edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje shtesë, duke theksuar se FSK-ja po përmbush misionin e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Uji Dea

Ai tha se vendimet e fundit kanë ardhur si përgjigje ndaj sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas Maqedoncit, FSK-ja po vepron në koordinim të plotë me institucionet e tjera të sigurisë për t’iu përgjigjur sfidave dhe rreziqeve ndaj infrastrukturës kritike dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai nënvizoi rëndësinë e vigjilencës në mbrojtjen e objekteve që luajnë rol jetik për funksionimin e vendit.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë hartuar planifikime të detajuara për angazhimin e njësive ushtarake në pikat më të ndjeshme të infrastrukturës kritike, duke garantuar mbrojtje ndaj çdo rreziku të mundshëm./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.