Fundamenti

FSK furnizon me maska mbrojtëse Institucionet e ndryshme të Komunës së Vitisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Gjatë kësaj jave, FSK po vazhdon me shpërndarjen e maskave anti COVID tek institucionet në komuna të ndryshme, e ndër to edhe në komunën e Vitisë.

Për të bërë shpërndarjen e maskave nga FSK, ishin Kapiten Labinot Lala dhe rreshterët Arsim Bejta e Behar Cakiqi. Ata u pritën në takim nga zv kryetari i Vitise z. Hasan Aliu dhe vazhduan shpërndarjen e maskave tek Policia e Kosovës stacioni në Viti, Drejtoria për Shërbime Publike, OVL e UÇK, Kryqi i kuq, Njësia e zjarrfikejes, si dhe do të vazhdojnë shpërndarjen tek QKMF, DKA dhe bashkësitë fetare të komunës së Vitisë.

RCCOLA

Me këtë rast kapiten Lala falënderoi institucionet për pritjen dhe bashkëpunimin nder institucional në luftën anti COVID./rajonipress/