FSK edhe në Viti lanson fushatën me moto “Bëhu oficer i Ushtrisë së Kosovës”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një delegacion të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga nëntogerja Anda Gjata.

Ata e njoftuan kryetarin për së afërmi lidhur me fushatën të cilën janë duke e zhvilluar sot në Viti, për pranimin e kadetëve të rinjë në Akademinë Ushtarake të SHBA-së dhe Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore.

Uji Dea

Përndryshe, ky konkurs është hapur më 25 shtator 2023, dhe do të vazhdoj deri më 08 tetor 2023, ndërsa të drejtë konkurrimi kanë të gjithë të rinjtë e moshës 18 -23 vjeç./rajonipress/