Eko Higjiena

Fshesa kuqezi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Jo të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Gianni De Biasi gjatë kësaj kohe kanë qenë në nivelet më të larta. Ka pasur nga ata që edhe pse kanë pasur rastin të tregojnë cilësitë e tyre në skuadër, kanë zhgënjyer.

Në këtë këndvështrim, ka lojtarë që me gjasa mund të mos grumbullohen më, jo thjesht për shkak të moshës, por edhe për atë që kanë dhënë gjatë këtij edicioni në fushë.

Kështu, me gjasa nuk do grumbullohen më Orges Shehi dhe Erjon Bogdani, për shkak të moshës që kanë. Teksa edhe Armend Dallku duket larg ekipit, kjo nisur nga vetë deklarata e këtij të fundit se do largohet nga Kombëtarja në fund të këtij edicioni.

Përveç tij rrezikon edhe Admir Teli, kjo pasi në mbrojtje tani do ketë konkurrencë, sepse në “pit-stop” janë Ilir Berisha dhe Loret Sadiku, raporton ‘Panorama Sport’.

Ndërkohë rrezikon edhe Debatik Curri, gjithnjë nëse do vazhdojë të mos luajë te skuadra e tij në Ukrainë. Por përveç këtyre, gjatë këtij edicioni De Biasi ka pasur edhe disa “baste të fituara”.

UBT

Madje ka pasur nga ata që kanë shpërthyer me lojën e tyre që në debutim, sikundër ka qenë rasti i Edgar Çanit në miqësoren ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi, apo edhe i Alban Mehës.

Kjo tregon edhe për profesionalizmin e italianit, i cili është munduar të fuqizojë ekipin e tij duke afruar lojtarë cilësorë, aq sa sot disa për tyre mund të konsiderohen jo vetëm e ardhmja kuqezi, por edhe titullarë të padiskutueshëm.

Kështu, duket paksa e vështirë tani që Shqipëria të luajë pa Migjen Bashën, nëse lojtari është në dispozicion të trajnerit. Gjithashtu, futbollist me cilësi është edhe Valdet Rama, i cili në gjashtë ndeshje me kuqezinjtë ka shënuar tre gola.

Por, ai që ka lënë më shumë mbresa është shtatshkurtri Ergys Kaçe. Mesfushori i PAOK-ut ishte i dyzuar para se të vinte te Shqipëria, por tani duket se ka gjetur vendin e duhur. Pas golit spektakolar të shënuar ndaj Armenisë, ai është në qendër të vëmendjes jo vetëm nga stafi teknik, por nga mbarë tifozëria kuqezi./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.