Hidromorava

Fshatrat Smirë dhe Lubishtë përkujtojnë dëshmorët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në fshatrat Smirë dhe Lubishtë janë përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve dhe njëherit janë shënuar edhe përvjetorët e shkollave të këtyre fshatrave të cilat bartin emrat e dëshmorëve të tyre.

Në orët e paradites përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në krye me zv. Kryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesin Bekim Azizi dhe përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve policisë dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Më pas në këto dy lokalitete kanë shënuar përvjetorët e shkollave ku përveç se u fol mbi veprën e dëshmorëve janë ndarë edhe mirënjohje për personalitetet në fushën e arsimimit por edhe për pjesëmarrësit në gara si dhe për aktivitete të tjera.

Ndërkaq të dy shkollat kanë paraqitur edhe programet kulturor e artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre.

Uji Dea

Nga një fjalë rasti në emër të komunës kanë mbajtur Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtoresha Arsimit, Arta Ajeti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi.

Kurse në këto dy lokalitete kanë folur edhe personalitetet e ndryshme si, Xhevgjet Ademi, përfaqësues i OVL-UÇK-së dega në Viti si dhe të tjerë.

Po ashtu janë ndarë edhe mirënjohje për personalitetet në fushën e arsimimit por edhe për pjesëmarrësit në gara si dhe për aktivitete të tjera.

Ndërkaq nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre kanë paraqitur programet e kulturor e artistike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.