Eko Higjiena

Fshatrat Smirë dhe Lubishtë përkujtojnë dëshmoret si dhe kremtojnë ditën e shkollës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në fshatrat Smirë dhe Lubishtë janë përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve dhe njëheritë janë shënuar edhe përvjetorët e shkollave të këtyre fshatrave të cilat bartin emrat e dëshmorëve të tyre.

Përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në krye me zv. Kryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Viti. Më pas në këto dy lokalitete kanë shënuar përvjetorët e shkollave ku përveç se u fol mbi veprën e dëshmorëve janë ndarë edhe mirënjohje për personalitetet në fushën e arsimimit por edhe për pjesëmarrësit në gara si dhe për aktivitete të tjera. Ndërkaq të dy shkollat kanë paraqitur edhe programet kulturor e artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur në përvjetorin e shkollës “Dëshmorët e 5 prillit” në Smirë pati një porosi për personelin arsimor por edhe për nxënësit e kësaj shkolle. ”Nderimi më i mirë për dëshmorët, është që ju personel arsimor, të tregoni rezultate në arsimimin e brezave të ardhshëm, që nga këtu të dalin kuadro që do ti kontribuonin vendit në të gjitha sferat e jetës. Ndërsa juve nxënës të kësaj shkolle, të mos i ndaheni librit dhe të ecni drejtë rrugëtimit të diturive të reja, ngase në këtë mënyrë do të jetësoni amanetin e dëshmoreve “u shpreh zv. Kryetari Aliu.

ARKATANA

Ndërkaq Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet ka ndarë edhe një certifikatë për Drejtorin e Shkollës së fshatit Smirë, Xhavit Sahiti për kontributin e tij. Ndërkaq duke folur para banorëve të fshatit Lubishtë zv.

Aliu theksoi se nderimi për dëshmorët është nderim për atdheun dhe për të ardhmen e këtij vendi duke potencuar se vepra e tyre duhet të jetë frymëzim për tu angazhuar si në mësimdhënie po ashtu edhe mësimnxënie.

Ndërkaq në këto dy lokalitete kanë folur edhe personalitetet e ndryshme si, Avdyl Bajrami, përfaqësues i OVL-UÇK-së dega në Viti si dhe të tjerë. Po ashtu janë ndarë edhe mirënjohje për personalitetet në fushën e arsimimit por edhe për pjesëmarrësit në gara si dhe për aktivitete të tjera. Ndërkaq nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre kanë paraqitur programet e kulturor e artistik ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.