UBT

Fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive përfituese të projektit për zhvillimin e komuniteteve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Është nënshkruar kontrata mes Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe Komunës së Vitisë me të cilët ju hapët rrugë realizimit të një projekti për zhvillimin e komuniteteve, konkretisht përkrahjen e nismave të komuniteteve nga fshatrat përfituese Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive.

Gjatë nënshkrimit të kësaj kontrate në mes të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fisnik Beqiri nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg u bë me dije se nismat që vijnë nga komunitetet e këtyre dy lokaliteteve do të përkrahen përmes participimit të komunës dhe fondacionit, por shtuan se ato fillimisht duhet të marrin aprovimin nga ta.

Ky projekt sipas Beqirit do të zgjas deri në fund të vitit 2019 dhe ndër tjerash do të këtë edhe trajnime, asistencë teknike për të gjithë ata që do përfitojnë në projekte konkrete.

FIDANISHTJA

E kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se më të vërtetë Fondacioni Kosovë- Luksemburg përmes projekteve të tyre dhe bashkëpunimit me institucionet komunale të Vitisë po bënë një punë të mirë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Ai falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg për këtë bashkëpunim duke u zotuar se komuna e Vitisë ka nderin që të bashkëpunoj me ta.

Në aktin e nënshkrimit të kësaj kontrate të pranishëm ishin edhe Vehbi Tahiri, kryetar i fshatit Gërmovë si dhe Sefedin Fetehu, kryetar i fshati Sadovinë e Jerlive si dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i cili njëherit është edhe Koordinator me këtë fondacion si dhe persona të tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.