Fundamenti

Fshatrat e Vitisë të prekura nga vërshimet nën mëshirën e Qeverisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Abdyl Bajrami nënkryetar i Vitisë tha se kanë formuar një komision i cili po merret me evidentimin e të gjitha pasojave të fundit nga shirat e vërshimet .Komuna pret ndihmën e Qeverisë, meqë vet e ka buxhetin e kufizuar.

Komuna e Vitisë ka formuar një komision të posaçëm i cili pritet të merret me evidentimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara ditëve të fundit nga shirat e shumta,vërshimet dhe pastrimin e puseve dhe bunarëve.

Abdyl Bajrami nënkryetar i komunës së Vitisë tha për Rajonipress se ende nuk dihet vlera e saktë e dëmeve të shkaktuara.”Nuk mund të flas për asnjë vlerë sepse dëme janë shkaktuar në disa fshatra të Vitisë dhe në Kllokot. Ne po presim raportin e komisionit të ekspertëve i cili pastaj me të gjitha vlerat e shënuara do `ti procedohet Qeverisë” tha Bajrami.

Mobi Casa

Njeriu i dytë në Viti tha se aktualisht buxheti i tyre është shumë i kufizuar sepse kanë shpenzuar gjatë kohës së dimrit.”Shpresat i kemi tek Qeveria e cila duhet të ndaj një fond emergjent edhe për dëmet e Vitisë. Realisht gjithçka do të varet nga mëshira e Qeverisë,por besojmë se ata do të kenë mirëkuptim për gjendjen e tanishme në Viti” tha Bajrami.

Ndryshe ende pa u caktuar vlera e dëmeve bujqit dhe fermerët e fshatrave Tërpezë, Zhiti, Ballancë e Radivojcë druajnë se nuk do t’u kompensohen dëmet që ua shkaktoi përmbytja nga reshjet e mëdha .

Shirat e mëdha që ranë kohëve të fundit përmbysën pothuajse gjithçka në fshatrave Vitisë duke ndotur edhe ujin e pijshëm. Komuna kishte apeluar disa herë që uji mos të përdoret nga familjet meqë rezultonte i ndotur./rajonipress/