RCCOLA

Fshatrat e Kamenicës përfshihen nga vërshimet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka intervenuar në disa lokacione si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe vërshimeve. Faton Biqkaj zëdhënës i komunës tha për rajonipress se Komuna ka intervenuar në këto lokalitete: Hogosht, Shpashnicë, Meshinë, Strezoc, Topanicë, Muqivërrc, Desivojcë. Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme sidomos në sipërfaqet e mbjellura në bujqësi edhe pse gjendja është nën kontroll tha Biqkaj.

Faton Biqkaj tha se në ditët në vijim do të formohet një komision që do të bëjë vlerësimin e dëmit. “Lumi Krivareka i Hogoshtit dhe Shipashnicës në shumë vende kanë dalë nga shtrati. Në fshatin Hogosht, në dy shtëpi ka dëme, tek xhamia e fshatit Berivojce kanë intervenuar edhe zjarrfikësit” tha Biqkaj raporton rajonipress.

Uji Dea

Ndryshe Biqkaj tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç rrugës kryesore në fshatin Roganë e cila është vështirësuar për kalim, por do të rregullohet në ditët në vijim.

Luten të gjithë qytetarët të lajmërojnë në shërbimet emergjente nëse ka rrezikshmëri tha Biqkaj./rajonipress/