Mobi Casa

Fshatrat e bllokuara pas rrënimit të urës në Hajnoc, tani mund të qarkullojnë lirshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, së bashku me kompani private si dhe “Krileva Company”, kanë rregulluar një rrugë alternative pas rrënimit të urës në Hajnoc si pasojë e vërshimeve. I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se nga sot qytetarët e 10 fshatrave të bllokuara mund të qarkullojnë lirshëm për në Kamenicë.

Uji Dea

Kryetari Kastrati ka falënderuar të gjithë për angazhimin, dhe qytetarët për mirëkuptim.
“Nga sot nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit”, u janë rikthyer bankave shkollore, pas rregullimit të kësaj rruge alternative të rregulluar në bashkëpunim me kompanitë private që na kanë ndihmuar deri më tani, si dhe Krileva Company. Tani qytetarët e 10 fshatrave të bllokuar pas rrënimit të urës në Hajnoc, mund të qarkullojnë lirshëm për në Kamenicë, ndërkohë që jemi duke punuar të bëjmë zgjidhje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe FSK-në. Faleminderit kolegëve nga komuna që vazhdimisht janë në terren, kompanive private për bashkëpunimin dhe qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.