Fshatrat e Artanës kërkojnë investime-pushtetarët premtojnë

Gjilan – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Novobërdës ka mbajtur dëgjimin publik rreth planifikimit të buxhetit me fshatrat, Pasjak,Koretishtë dhe Zebincë.
Drejtori i Buxhetit dhe Financave Gani Mustafa, ka prezantuar planin e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike për vitin 2013,dhe listën e projekteve kapitale,ku theksoi se totali i buxhetit për vitin 2013 është 2,409,337.
Ndërkaq banorët e fshatrave Pasjak,Koretishtë dhe Zebincë kanë kërkuar asfaltim të rrugëve,rregullimin e ujësjellësit,eliminimin e mbeturinave,subvencione të fermerëve për korrje dhe shirje,rregullimin e rrugëve të shkollave,ndarje të buxhetit për zyrën për barazi gjinore,etj.
Gani Mustafa ka thënë se komuna do të ketë prioritet nevojat urgjente dhe të domosdoshme,pa anashkaluar edhe kërkesat e tyre të arsyeshme .Mustafa ka premtuar se do të përpilohet një listë e prioriteteve në bazë të kërkesave të qytetarëve pjesëmarrës dhe do të merren parasysh të gjitha këto kërkesa për planifikimin e buxhetit komunal 2013-2015./rajonipress/